Klodiana Spahiu është emëruar ministre e re e Shëndëtësisë. Vendimi i emërimit të Spahiut u mor sot në mbledhjen që kryeministri Rama zhvilloi me ministrat.
Spahiu zëvendëson në kërë detyre Evis Salën, e cila një ditë më parë njoftoi dorëheqjen si ministre, një vit pasi kishte marrë këtë detyrë.
Ndërkohë Sala tha se dorëheqja e saj si ministre lidhej me disa angazhime jashtë vendit.
“Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion”- shkroi mes të tjerash Sala në reagimin e saj.
Klodiana Spahiu është deputetë e PS për qarkun e Durrësit, ndërsa aktualisht mban edhe postin e nënkryetares së Kuvendit.