Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për deputetët socialistë në kuadër të nismës së re “Prania Besnike”, përmes së cilës përfaqësuesit e mazhorancës do të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me qytetarët në të gjithë vendin.
Gjatë një takimi me ministra dhe deputetë të Partisë Socialiste, Rama kërkoi që këto takime të mos shndërrohen në një mekanizëm për marrjen e votave, punësime apo ndërhyrje te administrata.
Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te roli që duhet të kenë deputetët, duke i paralajmëruar të mos përdorin pozicionin e tyre për t’u telefonuar drejtuesve të institucioneve dhe për të kërkuar favore për qytetarë të veçantë.
Sipas Ramës, qëllimi i “Pranisë Besnike” është që deputetët të dëgjojnë problemet e qytetarëve, t’i referojnë ato pranë institucioneve përgjegjëse dhe të ndjekin më pas ecurinë e çështjeve.
“Prania Besnike kërkon që deputeti nuk duhet të marrë në telefon një drejtor dhe t’i kërkojë nderë. Në praninë besnike nuk shkohet për të treguar se sa janë rritur të ardhurat ekonomike, por çfarë nuk na thotë rritja ekonomike. Në praninë besnike nuk shkohet për të marrë vota, për të rekrutuar patronazhistët e ardhshëm për për të marrë hallin deh për ta referuar te institucionet.
Ndërkohë, merret përsipër që të ndiqet dhe në emër të qytetarit, përveç se ai vetë do të bëjë ndjekjen e vetë, rruga e hallit. Këtu ka një vijë të panegociuar që prania besnike të ketë sukses dhe nëse Besa mos të grabitet nga përmbajtja, që Pasqyra të funksionojë jo si shfaqja e fundit e PS në hapësirën publike para zhdukjes së saj për që t’i japë një fuqi të re partisë sonë. Vija e panegociueshme është, partia nuk bëhen shtetin. Nuk është sportel punësimi. Militanti nuk është rruga e qytetarit për të marrë të drejtën që jep ligji dhe të gjithë së bashku nuk janë Kalaja Dibrane për të kapërcyer pragun e meritës. Sistemi do të përgjigjet vetë. Politika duhet të jetë antenë për shtetin që dëgjon dhe jo kanal paralel i shtetit që nuk funksionon”, tha ai.