Pas Ristanit, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin e Bashkisë Blendi Sulaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit të 2025-ës, ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj.

Shkarkimi i tij vjen pak ditë pasi Veliaj mori vendimin për t’i tërhequr Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Blendi Sulaj ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2025.

Ndërkohë një ditë më parë, Veliaj firmosi nga burgu per të rikthyer si Sekretar yë Përgjithshëm Alban Dokushin, që njihet si një prej njerëzve më të besuar të kryebashkiakut.

Ndërkohe Eldi Hoxha që mbante këtë pozicion në Bashki ka dhënë dorëheqjen.