“Bllokuan” për 2 orë Ramën në zyrë, policia arreston 14 protestues

14 persona janë arrestuar pas protestës dje para Kryeministrisë, ku për 2 orë “bllokuan” në zyrë kryeministrin Edi Rama.

Siç raportohet, mes të arrestuarve jane: janë Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti, Arben Kola dhe Andi Tepelena.

Ditën e djeshme, protestuesit tentuan të afrohen më tej drejt godinës së Kryeministrisë teksa Rama ndoshej në zyrën e tij, ndërsa Policia ndërhyri duke forcuar kordonin e sigurisë.

Në këtë moment, situata u tensionua dhe pati përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Gjatë protestës pati edhe shoqërime të qytetarëve. Pas shoqërimeve, një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Komisariatit nr. 3, duke kërkuar lirimin e tyre.