Kryeministri Edi Rama pritet të mos e zhvillojë mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë në selinë e PS-së, për shkak të protestës së paralajmëruar nga qytetarët përpara godinës rozë në orën 17:30.
Burimë për mediat bëjnë me dije se kjo mbledhje do të zhvendoset te Pallati i Brigadave.
Një ditë më parë, protestuesit njoftuan se do të grumbullohen sot para selisë së Partisë Socialiste, në orarin kur pritet të mbërrijnë ministrat dhe drejtuesit politikë socialistë. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se do të kenë me vete edhe vezë, si formë kundërshtimi ndaj qeverisë.
Ndërkohë mbledhja vjen pak ditë pas takimit dyditor në Pogradec, ku në fokus ishte organizimi i strukturave socialiste për sezonin e ri politik, si dhe koordinimi mes drejtuesve politikë, ministrave dhe strukturave të partisë në territor.