Protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama kanë mbërritur sot në ditën e 88-të.
Qytetarët mblidhen çdo ditë në sheshin “Skënderbej” për të vijuar me marshimin e tyre para Kryeministrisë, ku më pas mbajnë disa fjalime. Më tej qytetarët vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje për dorëheqjen e Ramës.
Në protestat e fundit janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora. Ndërkohë, kryeministri Rama ka deklaruar se protestat nuk do të ndalojnë projektin e Zvërnecit.
Kujtojmë se ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik.