Departamenti Amerikan i Shtetit do të anulojë vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Kështu bën me dije Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në fillim të gushtit, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë janë anuluar mbi 175 mijë viza për shtetas të huaj.
Postimi i Ambasadës:
Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare.