Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin ku një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, nga përplasja e dy skafeve, ka humbur jetën një 25 vjeçar, me inicialet K.GJ. Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur një tjetër person, me iniciale U.M.
Ky i fundit është transportuar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.