EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të enjtë në lagjen Rus të Shkodrës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Vladimir Bruçi, teksa autor është fqinji i tij, Pjetër Bitani. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga blutë e Shkodrës.

Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta.

“Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.  

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar”- njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.