Sherr në dhomën e ajrimit në burgun e Fierit, plagoset anëtari i grupit të Bajrajve dhe një tjetër

Një konflikt mes dy të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, gjatë kohës së ajrimit.

Burime për mediat bëjnë me dije se në konflikt janë përshirë Denis Brajovic (Bajri) dhe Jurgen Zotaj, të cilët kanë mbetur të dy të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur me brisqe rroje. Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën.

Dy të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Rajonal Fier, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.