Seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tensione pasi deputetja Time Kadriaj, ka gjuajtur me vezë në drejtim të Albin Kurtit.
Ndërkohë Pak më parë, Kurti kishte kërkuar më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike.
“Prandaj, që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, ju lus për kohë shtesë”, tha Kurti.
Menjëherë pas fjalës së tij, Kadriaj u afrua dhe nisi të gjuante me vezë në drejtim të Kurtit.
Pas kësaj, deputetët e grupeve të ndryshme politike, u ngritën në këmbë dhe filluan shtyrjet fizike. Më pas Avni Dehari ndërpreu seancën.
Pas seancës, deputetja e LDK-së, Jeohna Lushaku Sadriu, e cilësoi si “pamje të keqe” atë që ndodhi në Kuvend.
Ajo tha se deputetët duhet ta konstituojnë Kuvendin, duke e fajësuar LVV-në për papërgjegjësi që ta kryejë detyrën e saj.