“Hajdut, po u vjen ngordhja”, plas në Kuvend mes Flamur Nokës dhe Ulsi Manjas, ndërhyn Garda

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe minsitrit të Drejtësisë Ulsi Manja në seancën plenare në Parlament.

Ka qenë demokrati ai që ka akuzuar fillimisht ministrin se ka vjedhur zgjehdjet në Kukës, ndërsa shtoi se partia e tij po tenton të blejë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke u rritur pagat. Ai e ka quajtur ministrin Manja “hajdut”, ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e Gardës në një moment, kur Manja po largohej nga foltorja dhe Noka po shkonte drejt saj.

Pjesa nga debati:

Noka: Pa më thuaj Ulsi me 96 dollarë çfarë mund të bësh? Si e përballon jetën e një muaji? 100 dollarë u duhen ilaçe, ti u jep 96 gjithsej. Mendoni vetëm për zgjedhjet e ardhshme, vidhni një palë zgjedhje, bëni para dhe vidhni të tjerat. E nise më Shukriun ti Ulsi, ti ishte ideatori i skemës së vjedhjes. I jepni rrogë sa 100 pensionistë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse duan ta blejnë atë se u duhet për votime. Ndaj duhet të kesh cipë që të skuqesh e zverdhesh që të mos thuash këto që thua. Të jeni të sigurtë se ngordhja po u vjen politikisht.

Manja: Flamur kam një pyetje, të dielën zgjedhjet janë të lira dhe demokratike sipas kësaj që fole ti këtu? E shtrove pyetjen pse Kukësi duhet të na japë votën ne? Po është e thjeshtë sepse të kanë provuar ty, e ktheve në bajrak privat. Ti pyet pse duhet të na e japin ne? Sepse u ke ardhur në majë të hundës… Kuksianët të shkojnë të qetë të votojnë

Nikolla: O çuna… nuk ka për replikë

Noka: Je edhe për të qesh edhe për të qarë. O Ulsi rrugën e Kombit kush e bëri dhe kush e taksoi? Rrugën e Dibrës, kush e bëri? Dil më thuaj një investim që ke bërë? Vende pune? Po u ke krijuar në Angli…. hajdut!

Nikolla: Ndërpritet fjala, po flisni jashtë procedure, uluni në vend

Noka: Hajdut