Ajo çfarë di të bëjë më mirë Partia Socialiste është propaganda. Deputetë të majtë vrapojnë për të nxjerrë në rrjete sociale punën e qeverisë apo të bashkive, duke e shitur si ndonjë investim madhor.
Rasti më i fundit ështe i deputetit Ulsi Manja, i cili ka publikuar në rrjete sociale atë që ai e quan rehabilitimi i një rrugë të një lagjeje në Gurrë të Vogël të Klosit.
Deputeti e shet rregullimin e rrugicës së fshatit si një investim të madh, edhe pse pamjet e publikuara tregojnë të kundërtën. Megjithatë komentuesit në rrjete sociale e kanë re dhe e kanë “masakruar” duke i thënë se ai nuk është një investim, madje ka nga ata që e ironizojnë duke thënë se mund ti kenë vjedhur Facebook-un.
Ajo çfarë bie në sy është se kjo rrugë nuk i plotëson as kushtet minimale për të qenë e tillë, siç shkruajnë edhe komentuesit ne postim.
