Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi u mor këtë të martë nga Sekretariati i Etikës, pas shqyrtimit të incidentit të ndodhur një ditë më parë në ambientet e Kuvendit.
Ditën e djeshme Shehaj mori një dokument konfidencial që kishte të bënte me marrëveshjen e huas prej 302 milionë dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nuk e shpërndau.
Sa i përket mundësisë së referimit të çështjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Sekretariati i Etikës ky institucion sqaroi se një vendim i tillë nuk hyn në kompetencat e tij.
Nëse do të ketë një kallëzim në SPAK, ai mund të ndërmerret nga Partia Socialiste, e cila ka ngritur akuza lidhur me ngjarjen.