Adnan Xholi hyn i pari në garën për Prokuror të Përgjithshëm, dorëzon aplikimin në KLP

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi, është kandidati i parë që ka shprehur interes për garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Raportohet se Xholi ka dorëzuar aplikimin e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht. 

KLP hapi procedurën për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm pasi mandati i, Olsian Çelës, përfundon në dhjetor të këtij viti.

Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar.