Kanë nisur përplasjet e para mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, pasi këta të fundit kanë vendosur një kordon për të mos i lejuar qytetarët të kalojnë në urën e “Rrugës së Elbasanit”.
Protestuesit kanë goditur me vezë dhe domate në drejtim të forcave policore, ndërkohë që këta të fundit kanë reaguar duke shoqëruar disa prej tyre.
Mes të shoqëruarve është edhe njëri nga anëtarët e grupit organizator të protestës, Arben Kola.
Protesta ka hyrë në ditën e 58-të, teksa kërkesa e vetme e qytetarëve është largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij, pas më shumë se 13 viteve të mbushura me skandale dhe afera korruptive.