Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar.
Mësohet se mbledhja do të mbahet mëngjesin e së premtes, te Pallati i Brigadave
“Të nderuar kolegë, Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave.
Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, shkruhet në mesazhin dërguar deputetëve të majtë.
Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet, por ky takim vjen teksa prej gati 2 muajsh po protestohet për largimin e kryeministrit Rama.