Pasi kaloi nga PD te PS, zv.ministrja Pranvera Skana u jep leksione qytetarëve për protestën

Edi Rama po përdor çdo njeri të pushtetit të tij për të sulmuar protestën dhe protestuesit, pasi qindr mijëra shqiptarë janë bashkuar për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

E fundit që iu bashkua “ushtrisë” së sulmuesve ndaj protestës është zv.ministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, e cila ashtu si Zegjineja apo Sara Mila ka publikuar një postim të gjatë ku tentontë përçajë protestuesit duke sulmuar partitë e vogla dhe më pas qytetarët që marrin pjesë.

Por Pranvera Skana nuk mund të jetë njeriu që duhet lexuar e marrë parasysh, pasi rrugëtimi i saj politik e tregon më së miri këtë.

Në kohën kur qeveriste Partia Demokratike, Pranvera Skana ka qenë e emëruar politikisht në Ambasadën Shqiptare në Londër, ndërsa sot është zëvendësministre e kësaj qeverie.

Pra, nuk kemi të bëjmë me një qytetare që po jep një mendim nga jashtë politikës, por me një funksionare të lartë të qeverisë, e cila zgjedh të mos u përgjigjet arsyeve pse qytetarët protestojnë, por t’i sulmojë ata.

Në vend që të ndalet te problemet që kanë nxjerrë njerëzit në rrugë, ajo merret me etiketimin e tyre. I quan pakica, flet për neo-marksistë, fashistë, arkivole dhe përpiqet ta paraqesë protestën si një bashkim ekstremesh.

Pranvera Skana shkruan se protesta nuk përfaqëson shumicën sepse shumica ka folur në zgjedhje. Por pikërisht sepse jemi në demokraci, qytetarët kanë të drejtë të votojnë dhe kanë të drejtë edhe të protestojnë.

Prandaj, para se të shkruajë demokracinë europiane dhe t’u tregojë shqiptarëve si duhet të protestojnë, Pranvera Skana duhet të kujtojë edhe rrugëtimin e saj politik.

Sepse kur një njeri që ka kaluar nga njëra anë e politikës në tjetrën, duke qenë gjithmonë pranë pushtetit, u jep leksione qytetarëve që protestojnë kundër pushtetit, kjo s’mund të jetë gjë tjetër veçse një shërbim i verbër ndaj shefit të madh të kësaj qeverie.

Postimi i Pranvera Skanës:

Në të 40-tat e protestës!

E drejta për të protestuar është një nga shtyllat themelore të demokracisë dhe Shqipëria sot ka një demokraci që me hapa te sigurt po ecen në rrugën drejt BE-së me shpejt dhe me e sigurt se kurrë.

Protestat janë ushtrim i fortë dhe sprove, përgjegjësi dhe qytetari, ajo nuk i shërben vetëm zërit të qytetarëve, por edhe përmirësimit të qeverisjes dhe europianizimit të kulturës tonë në kaq vite tranzicion.

Një demokraci e fortë europiane dëgjon, reflekton dhe përmirësohet duke reaguar me akte konkrete dhe vendime të forta, që qeverisë Rama nuk i kanë munguar kurrë.

Protesta e fundit ka nxjerrë në pah një aksion politik, perzjerje, që nga qytetarët e thjeshtë që dhanë një leksion demokracie me fytyrë europiane, e deri tek pakicat politike që janë mbledhur aty, e për të shkuar më tej tek KÇK-ja. Protesta ka mbledhur sëbashku pakicat e pakicave politike, grupe partish që të përzjera në një, nuk përbëjnë një shumicë politike. Ky nuk është një perceptim. Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2025 e tregoi qartë se këto forca nuk arritën të fitonin mbështetjen e shumicës së qytetarëve.

Në demokraci, protesta është

një e drejtë dhe një mjet për të shprehur pakënaqësinë. Por për të prodhuar ndryshim politik, ajo duhet të përfaqësojë një bazë të gjerë qytetare përmes votës.

Protesta u shndërrua në një arenë ku partitë e vogla sa neo marksite, pseudo kapitaliste apo fytyra fashiste, kërkuan të forconin profilin e tyre politik.

Çfarë e bashkon Agron Shehaj kapitalist populist me fytyrën marksiste të Arlind Qorrit apo me aktivistin Adriatik Lapaj, ky i fundit me koalicionin e tij prodhoi një deputete dhe një komedi politike elektorale.

Protesta nisi me një kuriozitet të lartë publik. Formati u duk me flamingo, kishte manipulime, abuzime, gënjeshtra dhe krijoi interes dhe ngjalli pritshmëri se do të sillte një fryme të re politke. Por kush mund ta bënte këtë? Tre pakicat e pakicave dale sa nga partia e Saliut aq sa produkte të majtisteve të inatosur nga rruga europiane e Rames…

Në këto të 40-ta jo gjithçka ndryshoi rrugës.

Se askusn ende nuk e shpjegon çfarë e bashkon një Hoxhë me një të komunitetit LGBTQ, apo një neo marksist komunist me një kapitalist apo ekstremist fashist?

Protesta u identifikua me flamingot por tani ka simbol arkivolin e salinjve të politikës shqiptare që duan kaos e rremujë, jo shtet ligjor dhe Shqipëri në BE.

Arkivolet jane gjuha politike e protestës të pakicave politike që bashkë me Saliun nuk bëhen dot kurrë shumica e shqiptarëve dhe qytetarëve që protestojnë ndryshe nga ata që kutinë bosh në zgjedhje duan ta zëvendesojnë me arkivole.

Gen Z, të rinjtë priren të reagojnë ndaj mesazheve autentike, formateve krijuese dhe ideve që flasin për të ardhmen. Kur protesta mbështetet kryesisht të simbolet e zymta dhe te retorika të erëta manipulative humbet pikërisht audiencën që zgjuan qytetarinë.

I njëjti marshim, e njëjta orë dhe të njëjtat slogane për javë me radhë nga idivide që kanë marrë peng zerin qytetar, krijojnë konflikte dhe dhunë, përcojnë mesazhe arkivolesh, nuk krijojnë lodhje por tregojnë se pakicat e pakicave kanë vetëm një rrugë të imponohen me mesazhet e arkivoleve, dhunën në rrjetet sociale apo me egoizmin e të pa plotësuarve që mendojnë si lidera.

Kjo nuk është rruga drejt BE-së, kjo është dhuna e pakicës së pakicave politike në Shqipëri që nuk rriten dot me kulturën europiane.

Protesta po numëron ditët, por jo hallet e qytetarëve ata po largohen sepse ata dinë të zgjedhin, midis rrugës për në Europë dhe rrugës të arkivoleve. Ata, dinë të zgjedhin rrugën e Shqipërisë drejt Samitit të NATO-s në Tiranë në 2027, drejt mbylljes te kapitujve në 2027 dhe Shqipëria në BE pse jo përpara zgjedhjeve te vitit 2029.

Protesta filloi si një hap drejt BE-së, u kthye nga pakicat e pakicave në simbol arkivolesh, por rruga drejt BE nuk ndalet dhe këtë do e bëjmë të gjithë sëbashku me vizion europian përtej arkivoleve të politikës së vjetër dhe aleancave që fillojnë nga neo marksistë e përfundojnë tek fashistë.

Shqipëria në BE është rruga jonë, të 40- tat e protestës janë rruga e së salinjve…