Situata para Kuvendit është përshkallëzuar, me një grup qytetarësh që ka rrëzuar gardhin metalik të vendosur në hyrje të zonës së Pedonales, pranë godinës së Parlamentit.
Menjëherë pas këtij veprimi, policia ka ndërhyrë për të ndaluar avancimin e turmës. Për të larguar protestuesit, efektivët kanë përdorur spraj lotsjellës.
Në vendngjarje vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policore, të cilat kanë forcuar masat e sigurisë rreth godinës së Kuvendit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.