Tensione dhe përplasje janë regjistruar paraditen e sotme përpara ambienteve të Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare të parashikuar në orën 10:00.
Jashtë godinës ishin mbledhur protestues, të cilët hodhën vezë në drejtim të ambienteve të Parlamentit, teksa u përplasën edhe me policinë. Nga përplasjet është raportuar edhe një i lënduar.
Protestuesit pritën me thirrjet “opozitë e shitur” edhe deputetët e Partisë Demokratike, teksa situata vijon të mbetet e tensionuar.