Eurodeputetja nxjerr zbuluar Ministrin e Mjedisit për Zvërnecin

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka bërë një reagim në rrjete sociale lidhur me një takim me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj për projektin në Zvërnec.

Në një video-mesazh ajo thotë se patën një përballje me ministrin për atë çfarë panë në Zvërnec, teksa ministri Jaupaj u ka thënë në takim se “shkatërrimi që ka ndodhur deri më tani është bërë vetëm për një vlerësim të ndikimit mjedisor për ndërtimin e resortit luksoz”.

Por nuk mund të ndërtosh fillimisht dhe më pas të vlerësosh nëse ndërtimi është i pranueshëm.

“Vërtet? Shkatërrimi i ekosistemeve për të kontrolluar ndikimin e më shumë shkatërrimeve

Vjosa-Nartë e Shqipërisë është nën sulm. Por sot Ministri i Mjedisit i Shqipërisë na tha se shkatërrimi që ka ndodhur deri më tani është bërë VETËM për një vlerësim të ndikimit mjedisor për ndërtimin e resortit luksoz 🫠

Kryeministri Rama po i shet thesaret natyrore të Shqipërisë aleatëve të Trump për hotele luksoze.

Njerëzit kanë protestuar për 31 ditë në Shqipëri. Ata thonë: Shqipëria nuk është në shitje!”