Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta për largimin e Ramës hyn në muajin e dytë

Protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në muajin e dytë. Edhe këtë të mërkurë qytetarët u mblodhën në sheshin Skënderbej për të vazhduar marshimin e tyre para Kryeministrisë, ku shpalosin kërkesat e tyre.

Pavarësisht temperaturave të larta, pjesëmarrja në protestë ka qenë e lartë gjatë gjithë këtyre ditëve.

Kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 32-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.

Ndërkohë protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë, duke i detyruar të emigrojnë.