Analisti Ilir Demalia ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga dy persona pranë banesës së tij në Tiranë.
Në kallëzimin që ka depozituar në komisariatin numër 3, Demalia ka thënë se është rrahur sapo ka dalë nga banesa e tij.
Ndërkohë pretendon se sulmi nuk ka të bëjë me motive politike.
“Asgjë, po dilja nga shtëpia dhe dy veta të lagjes që kanë dyqan aty më sulmuan. Një polic po i vinte gjobë për parkim të gabuar. Më goditën me grushte se thanë që kam lajmëruar policinë, por nuk e kisha lajmëruar unë.
Nuk i kam borxh njeriu dhe as armiqësi, por kërcënime të vazhdueshme kam pasur, urrejtje kot. Si shqiptarët, shihemi online, në media, jemi një popull që veç urrejmë, por nuk e kuptojmë që me këtë do të shkatërrojmë vetveten”- tha ai në një komunikim për TCh.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.