Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, caktohen shefat e rinj të disa komisariateve në vend

Policia e Shtetit ka bërë të ditura një sërë emërimesh të reja në strukturat drejtuese.

Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohë, janë caktuar drejtues të rinj në disa komisariate në vend:

-Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

-Agim Troci emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

-Pavlin Zhivani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.

-Ledian Kerka emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

-Vilson Sterkaj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.

-Oltion Gjoni emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.

-Vendim Imeraj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.

-Medin Hasani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.