Këtë të hënë, Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar, ku janë zbardhur edhe porositë që kryesocialisti Edi Rama ka dhënë për deputetët e tij.
Burime për mediat bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar që të jenë më aktiv, si në rrjete sociale, ashtu edhe në Kuvend.
Porisitë e Ramës përkojnë në një kohë ku prej një muaj po protestohet për dorëheqjen e tij.
Sot është dita e 30 e protestave, ku mijëra qytetarë mblidhen para kryeministrisë, ndërsa kërkesa kryesore është largimi i tij. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.
Ndërkohë në mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila në javët e shkuara ka kritikuar kryeministrin Rama për qasjen e tij ndaj protestave.