Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali, teksa ai ndodhet në burg që prej shkurtit të 2025, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale.
Mësohet se Veliaj i është aprovuar leja nga SPAK për të shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni”, për të vizituar foshnjën dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, edhe kjo e pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Leja ndaj Veliajt është e vlefshme për 48 orë.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Ndërkohë Xoxa, e cila ndodhet në masën “detyrim paraqitje” akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.