Rikthehen kërcënimet doganore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për vendet evropiane. T. Tarifat do të zëvendësonin marrëveshjet ekzistuese doganore, shkroi Trump në platformën Truth Social. Kjo do të vlente pavarësisht nëse marrëveshjet janë zbatuar apo vetëm janë nënshkruar. Trump shtoi se tarifat e reja do të aplikoheshin për të gjitha mallrat që eksportohen në SHBA. Ai e justifikoi këtë hap me faktin se disa vende janë pranë vendosjes së taksave digjitale që do të preknin kompanitë amerikane. Presidenti amerikan nuk përmendi vende konkrete.
Në Austri, për shembull, ekziston tashmë një taksë digjitale: aty, që nga viti 2020, platformat e mëdha online janë të detyruara të paguajnë 5 për qind të të ardhurave nga reklamat.
Komisioni Evropian reagon i vendosur
Komisioni Evropian i hodhi poshtë si të pajustifikuara tarifat e kërcënuara nga Trump. “BE dhe shtetet e saj anëtare kanë të drejtën sovrane për të rregulluar aktivitetet ekonomike në territorin e tyre në përputhje me vlerat tona demokratike dhe detyrimet ndërkombëtare”, deklaroi një zëdhënës.
aksat do të zbatoheshin njësoj për të gjitha kompanitë e mëdha, pavarësisht origjinës së tyre, dhe nuk do të ishin diskriminuese. Duke iu referuar kërcënimit të Trumpit, Komisioni Evropian njoftoi: “Nëse ndërmerren masa të tilla, BE-ja do të reagojë shpejt dhe me vendosmëri për të mbrojtur të drejtat e saj dhe autonominë e saj rregullatore.”
BE-ja e ka mbështetur vazhdimisht një zgjidhje globale për një taksim të drejtë të ekonomisë digjitale, në përputhje me ministrat e financave të G7-ës. “Kjo mbetet rruga jonë e preferuar dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi në mënyrë konstruktive për ta arritur këtë qëllim.”
BE sapo miratoi marrëveshje tarifore me SHBA-në
Vetëm të enjten, vendet e BE-së në Luksemburg i dhanë dritën jeshile heqjes së tarifave për mallrat industriale amerikane dhe përmirësimit të aksesit në treg për produktet detare dhe bujqësore nga SHBA. Marrëveshja tregtare mes BE-së dhe SHBA-së kështu mund të ishte zbatuar së shpejti plotësisht.
Nuk është hera e parë që Trump dënon një taksë të mundshme digjitale dhe kërcënon me tarifa doganore. Në gusht 2025 ai kishte bërë tashmë thirrje për ndërprerjen e këtyre taksave, pa përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë ndonjë vend. DW