Dokumentari “Urdhra vrasjesh nga Beogradi” që përshkruan historinë e terrorizmit shtetëror jugosllav treguar për herë të parë nga këndvështrimi i viktimave, është shfaqur dje në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në prani të partnerëve, aktorëve të kujtesës dhe studiueseve që kanë në qendër të punës së tyre zbardhjen së shkuarës komuniste në vend.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Suzana Gërvalla, e cila përcolli historinë e vrasjes së bashkëshortit të saj të ndjerë një natë me shi në Shtutgart të Gjermanisë, Jusuf Gërvallës, një shkrimtar, muzikant shqiptar dhe themelues i grupit Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovë në vitet ’80.
Ai u vra nga shërbimi sekret komunist i Jugosllavisë, ashtu si të paktën 78 mërgimtarë kroatë në mbarë botën.
Suzana Gërvalla, e cila është edhe nëna e Donika Gërvallës, ministres së Jashtme të Kosovës, në fund të aktivitetit u njoh me dokumentet që ish-Sigurimi i Shtetit ka grumbulluar për bashkëshortin e saj gjatë kohës që ai jetoi dhe punoi në Shqipëri, por edhe mbi aktivitetin e tij politik në Kosovë dhe Gjermani.