Partia Demokratike Europiane (European Democrats) ka shprehur mbështetje për qytetarët shqiptarë, të cilët po protestojnë prej tre javësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në postimin e shpërndarë nga llogaria zyrtare e European Democrats, teksa kanë publikuar një foto nga pjesëmarrja masive në protestë, ata shkruajnë:
“Demonstrata masive e djeshme dërgoi një mesazh të qartë: Shqiptarët duan një të ardhme evropiane, jo marrëveshje private për oligarkët”.
Më tej në mesazhin e tyre ata nënvizojnë se “Edi Rama duhet të zgjedhë transparencën, sundimin e ligjit dhe natyrën e mbrojtur mbi marrëveshjet e fshehta dhe privilegjet për të fuqishmit. Shqipëria nuk është në shitje”.