U sulmua nga zyrtarët e PS, Spiropali: Më përzihet nga fletë-rrufetë, asgjë nuk më frikëson

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikave, sulmeve dhe asaj që ajo e përshkruan si “monitorim digjital e operacional” dhe “kontroll algoritmik”.

Në postimin e saj në Facebook, Spiropali i drejtohet ndjekësve me një thirrje për të mos u ndikuar nga “sulmet banale”, “konspiracionet halucinante” dhe “gjuha e shthurur”, duke sjellë një fragment nga poezia e Anna Ahmatovës.

Kujtojmë se Spiropali prej kohësh ka bërë reagime kundër Ramës, duke dalë hapur edhe pro protestave masive.

Postimi i Spiropalit:

Mirëmëngjes☀️

Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua

Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,

Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,

M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.

Ndërtuesit e saj falënderoj,

Paçka se e ndërtuan me nxitim.

Prej saj më shpejt agimin e shijoj

Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.

Dhe në dritaren time ditë për ditë,

Fryn erë deti, më flladit.

Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,

E në mos mund të shkruaj më diçka,

Një ditë të perëndishme krahëlehtë,

Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.