Demokratët Europianë thirrje Ramës: Shqiptarët duan një të ardhme evropiane, jo marrëveshje private për oligarkët

Partia Demokratike Europiane (European Democrats) ka shprehur mbështetje për qytetarët shqiptarë, të cilët po protestojnë prej tre javësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e shpërndarë nga llogaria zyrtare e European Democrats, teksa kanë publikuar një foto nga pjesëmarrja masive në protestë, ata shkruajnë:

“Demonstrata masive e djeshme dërgoi një mesazh të qartë: Shqiptarët duan një të ardhme evropiane, jo marrëveshje private për oligarkët”.

Më tej në mesazhin e tyre ata nënvizojnë se “Edi Rama duhet të zgjedhë transparencën, sundimin e ligjit dhe natyrën e mbrojtur mbi marrëveshjet e fshehta dhe privilegjet për të fuqishmit. Shqipëria nuk është në shitje”.