Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Mbikalimi i Patokut në Laç.
Si pasojë një 32 vjeçare ka humbur jetën. E reja ishte plagosur rëndë dhe u dërgua në Spitalin e Traumës por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë rrugës.
Sipas autoriteteve zyrtare, Manjola Malçi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.