Dyshohet se u vra nga shoku i tij, gjendet në një humnerë trupi i pajetë i Eglant Koçit

Gjendet trupi i 34 vjeçarit Eglant Koçi, i cili dyshohet se është vrarë nga shoku i tij, Armand Shakaj.

Trupi i konstatuar nga dronët e policisë, është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë në fshatin Cerujë. Forcat RENEA po zbresin për ta identifikuar.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 41 vjeçarin Shakaj, ndërsa ka arrestuar kamarierin e lokalit të tij, Enea Zyferi.

Ky i fundit ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka dijeni për ngjarjen por se Shakaj i kishte kërkuar dritat e lokalit.

Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Kocit. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Armandit”.

Pista kryesore e vrasjes dyshohet të kenë qenë mosmarrëveshjet për kriptovalutat dhe paratë me fajde.