Vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, pjesë e grupit kriminal të vëllezërve Koçeku

Erjon Rama, i shpallur në kërkim nga SPAK ëshëtë vetëdorëzuar në polici. Rama, nipi i Fatmir Ramës, i njohur ndryshi si Miri i Xhikes është pjëse e grupit të vëllezërve, Luçiano Koçeku e Abedin Koçeku, të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash.

Ndërkohë edhe vëllai i Erjon Ramës është shpallur në kërkim nga SPAK.

Kjo e fundit ka sekuestruar po ashtu pasuritë e dy vëllezërve Rama, konkretisht::

7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama

9 llogari bankare të Erjon Ramës

21 llogari bankare të Ardian Ramës

Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës

Tre llogari të kompanisë Kryeon.83 të Adrian Ramës

2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës

Truall në Sarandë

3 vila dhe dy apartamente në Jalë

Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë