Biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar pak ditë më parë në Selanik në kuadër të operacionit të SPAK kundër një grupi të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, ka kundërshtuar ekstradimin e tij në Shqipëri.
Mediat në Greqi bëjnë me dije se 53-vjeçari u paraqit para Prokurorisë së Apelit në Selanik, ku deklaroi se nuk pranon të ekstradohet dhe mohoi çdo përfshirje në akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Shtufi dyshohet se bashkëpunonte me grupin kriminal që drejtohej nga vëllezërit Koçeku të goditur nga SPAK duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.
Shtufi është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre atë që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 7 prej të cilave nën tokë, 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë “Nova Construction 2012”.
Kjo kompani është një nga 3 operatorët që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë që po hetohet nga SPAK.