Prokuroria e Tiranës ka kërkuar rikthimin në qeli të këngëtares Enca Haxhia, të cilës iu zbuluan në ballkonin e banesës së saj disa vazo ku kishte mbjellë kanabis sativa.
Gjykata e Tiranës mori vendimin që ta nxirrte këngëtaren nga burgu dhe id ha masën e sigurisë “detyrim paraqije”, pasi sipas avokatëve të saj, kanabisin e kishte mbjellë për kureshtje.
Por organi i akuzës nuk e ka pranuar këtë vendim, ndaj çështja tashmë ka kaluar në Gjykatën e Apelit, e cila do të vendos rikthimin ose jo në qeli të këngëtares.