Me forcën e pushtetit, si ministri Petrit Malaj shantazhoi Agron Shehajn me listën e familjarëve dhe kompanive të tyre

Arroganca e pushtetit nuk njeh kufij, sidomos nga njerëzit që pushtetin e kanë marrë nga Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK dhe e mbrojtur nga mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama.

Sot në Kuvendin e Shqipërisë ndodhi një situatë e paprecedentë, ku ministri Petrit Malaj shantazhoi në mënyrë të hapur kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehajn.

Ky i fundit e pyeti ministrin për gjobën e pavjelur prej 120 milionë euro të Bankers, ndërkohë që ministri filloi të recitonte me radhë listën e kompanive që zotëronte Shehaj apo familjarët e tij.

E menjëhershme ishte përgjigja e Shehajt, që i tha Malajt se nuk ia mbyll dot gojën dhe as e shantazhin dot, pasi çdo cent e ka fituar me punë të ndershme, teksa i drejtoi edhe pyetjen se çfarë mund t’u bënte ministri qytetarëve të thjeshtë kur ngrenë zërin, ndërkohë që gjeti guximin të shantazhonte haour një deputet.

“E thirra ministrin për t’i kërkuar llogari për gjobën e pavjelur prej 120 milionë eurosh të Bankers, ai më erdhi në Parlament me listën e kompanive të mia dhe familjarëve të mi. Unë çdo cent e kam fituar me punë të ndershme ndaj nuk ma mbyllni dot gojën, as me Tatimet tuaja, as me mediat tuaja, as me oligarkët tuaj, e as me kriminelët tuaj. Jam i pashantazhueshëm”, shkruan Shehaj.