Berishës iu hoq “non grata”? Reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit i është përgjigjur interesit të mediave në Shqipëri lidhur me lajmin se është hequr “non grata” për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në një reagim, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se “non grata” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është pezulluar.

Përshëndetje,

Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit

Departamenti i Shtetit ka miratuar përjashtime (ëaivers) për disa nga shpalljet sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara.

Kujtojmë se Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të vitit 2021, me vendim të Sekretarit të atëhershëm të Shtetit, Antony Blinken.

Në njoftimin zyrtar të asaj kohe, Berisha akuzohej për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm, përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjen në procese publike, akuza të cilat sipas Uashingtonit kishin cenuar demokracinë në Shqipëri. Vendimi përfshinte edhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë, duke ua ndaluar hyrjen në territorin amerikan.