Ka mbërritur në ditën e 12-të protesta në Tiranë kundër ndërtimit në Zvërnec teksa kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit, Edi Rama.
Ashtu si ditët e kaluara, protestuesit me pankarta në duar u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
Disa të rinj mbajnë në duar një banderolë të madhe ku shkruhet: Nuk i kë larë akoma hesapet me studentët.
Protesta në Tiranë, por edhe në qytete të tjera ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, të cilat e kanë pasqyruar, duke e transmetuare edhe live.
The Guardian kishte publikuar sot so “Foto e Ditës” pamjet nga protesta e djeshme ku kishte nje pjesëmarrje rekord ndërsa tubimi paqësor zgjati përtej mesnatës.
Kujtojmë se Rama ka theksuar se projekti është në fazë studimi dhe se po punohet nga studio ndërkombëtare arkitekture, ndërsa kundërshton pretendimet që, sipas tij, po qarkullojnë pa bazë faktike. Megjithatë ka thënë se ky projekt do të bëhet, pavarësisht kundërshtimeve.