Flamuri shqiptar valëvitet mes Beogradit, Zelimkhan Abakarov merr medaljen e bronztë dhe kualifikohet në Lojërat Olimpike

Mundësi çeçen që garon për Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov, ka arritur një tjetër sukses në sportin e mundjes.

Në kapionatin botëror që po zhvillohet në Beograd të Serbisë në datat 16-24 Shtator 2023, ai arriti të merrte medaljen e bronztë. Abakarov konkuroi në garën mundje “stil i lirë” në peshën 57 kg, duke u renditur i treti pasi fitoi ndeshjen kundër Uguev.

Ky rezultat i siguron atij kualifikimin për Lojërat Olimpike Paris 2024. Kujtojmë se Abakarov vitin e kaluar u shpall kampion bote, në një rezultat historic të paarritur ndonjëherë më parë nga mundësit shqiptarë.