Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Themeluese e korrupsionit! Imazhi që ushqen protestat, mbjell frikë dhe servilizëm kudo

Aktiviteti i organizuar në Fier nga Partia Socialiste për 35 vjetorin e themelimit ka sjellë pakënaqësi te disa nga socialistët e vjetër.

Ish-deputeti Petro Koçi ka hedhur akuza të forta ndaj Belinda Ballukut, duke e cilësuar si “themeluese të korrupsionit”, që ka mbjellë frikë dhe servilizëm kudo ku ka shkuar.

Kjo deklaratë e Koçit vjen pasi një pjesë e madhe e themeluesve të Partisë Socialiste në Fier nuk u ftuan në aktivitet.

“Bulevardi digjet, korrupsioni krihet.
Themeluesja e korrupsionit nuk mund te mos e ushtroje zanatin edhe ne nje ceremoni kremtimi te pervjetorit te themelimit te PS. Zakonisht ajo mbjell frike dhe servilizem kudo ku e dergojne, ne detyra shteterore apo partiake. Mbreme shfaqi edhe vesin e lig te percarjes se themeluesve te PS. Ca i ftoi, ca i harroi. Servilet dhe frikacaket rreth saj nuk bezane”, shkruan Petro Koçi ndër të tjera.

Sipas tij, Balluku ëhstë imazhi i një individi që frumëzon protestat e qytetarëve, teksa e akuzon si njeriun që i solli PS-së turpin e vjedhjes së votave brenda llojit.

“Hierarkine e kontributeve te themelimit, modernizimit dhe fuqizimit te PS nuk e hedh dot askush ne koshin e plehrave.

Aspak imazhi i nje individi qe frymezon protestat e pernatshme ne bulevardin e Tiranes dhe qe ushqen PD ne e Sali Berishes. Aspak njeriu qe ne zgjedhjet e Majit 25 i solli historise se PS turpin e vjedhjes se votave edhe brenda llojit, e verifikuar nga procesi i rinumerimit, apo skandalin e fallsifikimit te perberjes se listes fituese ne numerimin e pare te fleteve te votimit. Dhe kurre njeriu qe perfshiu ne listen e deputeteve pinjollet e atyre qe i bene nenen votave dhe sakrificave te socialisteve ne zgjedhjet e vijes se kuqe te vitit 96 apo te atyre qe hoqen mbathjet para grave te Libofshes. Nuk e çrrënjosin dot historinë e themelimit te PS themeluesit e korrupsionit”, vijon ai.