Komisioni i Ligjeve miraton draftin për rikthimin e lojërave të fatit

Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për rikthimin e lojërave të fatit në vendin tonë.

Ky projektligj u miratua më herët edhe nga Komisioni i Ekonomisë, por është shoqëruar me debate të shumta në Komision.

Sipas disa prej anëtarëve, rikthimi i lojërave të fatit në Shqipëri do të ndikonte negativisht jo vetëm në trukimin e ndeshjeve, por edhe te familjet shqiptare.

Kujtojmë se ishte kryeministri Edi Rama ai që urdhëroi mbylljen e të gjitha lojërave të fatit në 1 Nëntor 2019, sepse sipas tij, ishin “e keqja” e shoqërisë. Mesa duket, Rama është penduar dhe lejoi sërish bixhozin të bëhet pjesë e jetës së qytetarëve.