Qytetarët do të mblidhen sërish sot në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë, duke protestuar kundër ndërtimit në Zvërnec, në një Zonë të Mbrojtur.
Pas dy protestave të para masive, sot pritet që edhe më shumë qytetarë të bashkohen për të mbrojtur tokën shqiptare.
Kjo protestë duket se ka trembur edhe kryeministrin Rama, që po përdor çdo media e analistë pro tij për të përçarë shqiptarët, duke thënë se protesta sponsorizohet nga Greqia, pasi kjo e fundit nuk do që Shqipëria të ketë investime të mëdha.
Por tentativat e tij duket se kanë dështuar, pasi jo vetëm që qytetarët janë shumë më të bashkuar, por pritet që uragani i protestës të rritet çdo ditë e më shumë.