Ditën e djeshme Shqipëria u ndodh në një situatë të pazakontë, pasi asnjë prej krerëve të shtetit nuk ndodhej në Shqipëri.
Kryeministri Rama ndodhej në Bruksel, aty ku u mbajt Konferenca Ndërqeveritare për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ishte në një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga disa zyrtarë të lartë spanjollë, ndërkohë që Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Arabnë Saudite për të marrë pjesë në pelegrinazhin e Haxhit.
Ky largim i të tre krerëve të shtetit njëkohësisht ka sjellë edhe thyerjen e protokollit shtetëror, pasi njëri prej tyre duhet të ishte në Shqipëri, për çështje emergjente, dekrete, mbledhje sigurie apo situata të paparashikuara.
Por, në një vend si Shqipëria ku edhe korrupsioni mbrohet me vota parlamentare, një thyerje e vogël protokolli sigurisht që nuk do të marrë vëmendjen e duhur.