Sabah Nuzi, i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshit ngjarje e ndodhur 6 vite më parë, është futur në regjimin 41 bis në Burgun e Peqinit.
Burime për mediat bëjnë me dije se Nuzi është futur në regjimin e posaçëm me kërkesë të Policisë dhe SPAK dhe me miratimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Nuzi është arrestuar si i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës, porositësi i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Sabah Nuzi ka luajtur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje.
Sipas SPAK, Hoxha u hakmor për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012, nga Arben Lleshi, kushëriri i 22-vjeçarit.
Nuzi rezulton me precedentë të theksuar kriminale. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.