Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Elez Hysës, i akuzuar si një nga dy autorët e grabitjes së armatosur të argjendarisë në Kamëz.
Në gjyqin me dyer të mbyllura, prokurori kërkoi masën burg me afat 60-ditor për Hysën, kërkesë që u pranua nga Gjykata.
I riu ka thënë në Gjykatë se nuk ka lidhje me ngjarjen, dhe se ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur grabitja.
“Banesa ime me vendin ku ka ndodhur ngjarja është 47 km larg pasi jetoj në Malësinë e Krujës. Motori im nuk ka përmasat e mjetit të përdorur nga autorët”, tha 22-vjeçari teksa në këkrim është shpallur edhe bashkëpunëtori i tij.
Ngjarja ndodhi mesditën e 16 majit, ku autorët e armatosur dhe me skafandër motori në kokë u futën në argjendari dhe në më pak se një minutë vodhën bizhuteri, vlera e cila përllogaritet deri në 7 mijë euro.