Sot gjysmëfinalja e dytë e Eurovision, Alis Kallaçi interpreton këngën ‘Nan’

Këngëtari Alis Kallaçi, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të ngjitet në skenë sot më mbrëmje me këngën “Nan”.

Performanca e tij pritet të sjellë emocione të forta, interpretim vokal të veçantë dhe një atmosferë mjaft prekëse artistike.

Ai do të jetë i 13-ti nga 15 artistët që konkurrojnë në gjysmëfinalen e dytë, por vetëm 10 prej tyre do të kenë mundësinë të arrijnë finalen e 16 majit.

Mesazhi i këngës të Alis pasqyron pikëllimin dhe dhimbjen e prindërve që presin dhe vuajnë largimin e fëmijëve të tyre drejt emigrimit.

Teksti i këngës është shkruar nga Desara Gjini ndërsa muzika nga vetë Alis.

Teksti i këngës:

(Ta dish se nana po ju pret)
(E nana ju po ju përcjell)
(Nana në prag aty ngel në derë)
(Dy javë, dy vjet, iku kjo verë)

Zemra po dhemb
E lotin mezi po e mban
Ju tash po ikni
Do qani pak
Do harroheni
Për jetë ma t’mirë e di
E ne na duket, shohim hijet
Në korridor ecin me vrap
Dëgjojmë zërat, hala n’oborr

E qeshun me t’madhe
Hap dritaren, e askush
Nuk asht aty
Marr t’shtroj për t’fjet
N’divana e n’tok
Baj za, askush s’përgjigjet

Ta dish se nana po ju pret
E nana ju po ju përcjell
Nana në prag aty ngel në derë
Dy javë, dy vjet, iku kjo verë

Rri e kujtoj
Kyt vend që dikur s’pat qetësi
Rrëmujë e ngrohtë
Gjithë librat n’tok
Shpejt u ba ftohtë
Shkretinë e plot

Ta dish se nana po ju pret
E nana ju po ju përcjell
Nana në prag aty ngel në derë
Dy javë, dy vjet, iku kjo verë

Ta dish se nana po ju pret
E nana ju po ju përcjell
Nana në prag aty ngel në derë
Dy javë, dy vjet, iku kjo verë

Ta dish se nana po ju pret
E nana ju po ju përcjell
Nana në prag aty ngel në derë
Dy javë, dy vjet, iku kjo verë

Kur po vjen, moj nan
Se malli m’than
Po moѕ u mërzit
Nana kа me të prit