Një përplasje është regjistruar sot në Kuvend mes kryeparlamentarit, Niko Peleshi dhe deputetit të PS, Ulsi Manja.
Shkak u bë kërkesa e Manjës për të marrë fjalën, me pretendimin se emri i tij u përmend nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Por Peleshi ia ktheu Manjës duke i thënë se nuk ka fjalë për procedurë, për shkak të minutazhit të përcaktuar.
Peleshi vijoi më tej duke i thënë Manjës se ai mund të flas kur t’i vij radha. Pas këtij debati, opozita shpërtheu në duartrokitje dhe ovacione.
Më pas Peleshi i dha fjalën kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Debati:
Peleshi: Zoti Manja nuk ka fjalë për procedurë, sepse jemi me minutazh të përcaktuar. Nuk ka as replikë dhe as procedurë se jemi me minutazh. Zoti Balla e ka fjalën
Manja: Më përmendi emrin
Peleshi: Nuk mundemi jemi me minutazh të përcaktuar. Në orën 16 duhet të mbarojnë të gjitha diskutimet
Manja: Ai të thotë ça të dojë…(nuk dëgjohet)
“O Niko”… dëgjohet Manja nga salla.
Peleshi: Unë nuk jam Niko, ju lutem
Manja: Ndjesë…
Peleshi: Zoti Manja e thamë që në fillim mos ti ngelet hatri askujt është me minutazh të përcaktuar, mos i ngelet hatri askujt.
Manja: O zotëri…
Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flisni
Manja: Ma jepni tani
Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flini 5 minuta