Tritoli në biznesin e Noizyt, rrëfehet i penduari Artan Tafani: Na porositi Laert Haxhiu pasi rrahën Kleviol Ahmetin

IO penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka treguar se si i vendosi tritol biznesit të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Sipas tij, ngjarja ndodhi pas përplasjeve në rrjetin Tik Tok mes Noizyt dhe Kleviol Ahmetit, të cilët më pas u përplasën edhe fizikisht.

Tafani ka treguar se urdhrin për t’i vendosur tritol biznesit të Noizyt e ka marrë nga Laert Haxhiu, dhe lëndën plasëse e kanë vendosur jashtë dyqanit të rrobave, e cila shpërtheu pasi ata u larguan nga vendngjarja.

“Ka ndodhur ato ditë një sherr është zënë Kleviol Ahmetaj me Noizyn. Fillimisht në Tik Tok pastaj fizikisht në Durrës janë goditur. Klevioli me Laertin njihen familjarisht janë shokë. Nuk i erdhi mirë Laertit që e rrahën Klaviolin në atë mënyrë. Po diskutonin, kërkonin Laertin për ti bërë diçka Noizyt për atë që bëri vendosën ti vënë tritol për rrahjen e Klaviolit. Nëna e Kleviolit dhe motra morën në telefon Lartin, ata pyesnin si e rrahën kështu, Laerti u vu në siklet, çohuni tha shkoni vijini tritol, e kishim tritolin në shpi që e mbanim. Një kile e pak.

I bashkova unë, i ngjita me ngjitës, nga ora 2:30 u nisëm ishim me Lulzim Spahinë e Lartin, Laerti tha nisuni. Morëm benzin e zi që kishim marrë te casa nova, i hoqëm targat dhe ia vumë makinës time, sepse makina ime ishte në kërkim në atë kohë. Lulzim Spahia e dinte ku do shkonim. Më orientoi, parkova te lokali një rrugicë më lart, Lulzimi qëndroi në makinë. Lokali që ishte në kat të dytë i Noizit, ishte i hapur. S’ po gjeja dot shkallët, kthehem te makina i them s’po gjej dot shkallët, Lulzimi komunikon me Laertin, i them ta vendos te lokali poshtë dyqani i rrobave, mu te dera pasi pyetëm Lartin dhe na tha vendoseni aty. E ndeza fitilin dhe ika tek makina. Pasi ikëm disa metra dëgjuam shpërthimin, i shkruajtëm Laertit që e vumë shpërtheu, dhe u kthyem në shtëpi”, ka deklaruar Tafani.