Durim Bami dhe Lulzim Berisha transferohen në burgun e sigurisë së lartë në Peqin

Durim Bami është transferuar sërish nga një burg në tjetrin për arsye sigurie.

Burime për mediat bëjnë me dije se Bami është zhvendosur nga Fushë-Kruja drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin , për arsye sigurie,

Në burgun e Peqinit është transferuar edhe Lulzim Berisha, i cili mbahej në burgun e Durrësit.

Transferimi i Durim Bamit vjen vetëm pak javë pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte pranuar kërkesën e tij për t’u zhvendosur nga burgu 313 në Tiranë drejt atij të Fushë-Krujës.

Ditët e fundit burgjet janë përfshirë në kontrolle të shumta në çdo qeli, ku përfshihen edhe burgjet e sigurisë së zakonshme.

Durim Bami u shpall në kërkim në kuadër të dosjes Revansh të hetuar nga SPAK. Bami akuzohet se kishte planifikuar vrasjen e Arben Ndokës, Tori Xhecukës, dhe Erigers Mihasit. Pjesë e kësaj dosjeje është edhe bashkëpunimi i dyshuar mes Durim Bamit me ish-efektivin e RENA-s Altin Moria për kultivimin e kanabisit në Nikël.